Basha: Skemë kriminale si në Durrës e Kavajë

Kreu i Partisë Demokratike ka ngritur shqetësimin për katastrofën mjedisore me të cilën  po përballet qyteti i Fierit për të katërtën ditë me radhë pasi fusha e mbetjeve të këtij qyteti u përfshi nga një zjarr masive.

Në një postim në tëitter, Basha flet për një skemë kriminale të qëllimshme për të justifikuar inceneratorët.

Basha: Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë.Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar.

Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve.

Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton.

Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!

Qyteti i Fierit, rrethinat dhe bashkitë e tjera kufitare janë mbuluar nga tymi prej zjarrit që ra në fushën e mbetjeve që ndodhet në fshatin Sheq të Madh.

Zjarri filloi paraditen e së martës, ndërsa tymi mbuloi qytetin e Fierit dhe bashkitë fqinje.

Image

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Ram(a) i zi

Ngjarja e ardhëshme

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t'i ndahen 100 dollarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian