Basha: Sinjal për fitore! Ja lutja që i bën shkodranëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u prit nga dhjetëra qytetarë në Shkodër. Basha u shpreh se nga Shkodra mori sinjalin për fitoren e 25 prillit.

Sipas Bashës, nga Shkodra ka nisur dita e bardhë për Shqipërinë.

“Nga Shkodra ka nisur dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë vij këtu mahnitem me mençurinë e shkodranëve, me bujarinë tuaj për demokracinë.

Faleminderit për Shkodrën e akademikëve dhe artistëve dhe njerëzve punëtorë, ju flenderoj për këtë sinjal të fitores për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

Pas 25 prillit tha Basha do ta shërojnë Shqipërinë nga virosa 8-vjeçare e qeverisë, por edhe nga pandemia e Covid. Kryedemokrati i kërkoi qytetarëve që të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maska.

“Ju lus merrnin masat e distancës dhe maskat për pandeminë se me 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8 vjeçare, por duhet të kujdesemi se pas saj do ta mposhtim edhe covidin.  Në fillim covidin e madhe dhe pas 25 prillit covidin në gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Ngjarja paraprake

Fillo dhe jetoje potencialin tënd nga ky çast!

Ngjarja e ardhëshme

Lorik Cana në Universitetin e Harvardit, flet për filmin “Triumph”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian