Basha për sfidën me Muratpashën: Me Ferizajn do të kthehem me rezultat pozitiv nga Turqia

Albulena Basha është në formën më të mirë në edicionin e ri apo për dy ndeshjet e para ka realizuar 19 gola. 

Hendbollistja gjakovare që luan për Ferizajn, kampionen në fuqi, tha se shorti nuk është as i mirë as i keq por premton se me bashkëlojtare  do ta japin maksimumin kundër ekipit nga Turqia Muratpasha Belediyesi SK.

Vashat ferizajase do të përgatiten për këtë sfidë, që pritet të zhvillohet me 14-15 nëntor. 

Image

Kryetari i klubit, Xhavit Morina, synon që të përgatiten sa më mirë për sfidën e rrethit të tretë të Kupës së Evropës.

Basha një periudhë ka luajtur në Qipron turke dhe sado kudo ka njohuri për ekipin nga Turqia.

“Duke marr parasysh ekipet turke po besoj që do ja dalim me një rezultat pozitiv. 

Image

Albulena Kelmendi dhe Albulena Basha

Nuk kemi ku me ditë sa njohuri rreth ekipit por ato pak informata që i kemi,  do të kthehemi me rezultat pozitiv, pastaj pas një jave do t’i presim në Ferizaj për të përfunduar gjithçka rreth raundit të tretë në kupa evropiane”, tha Basha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Duhet theksuar se, në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”,  Albulena Basha, është zgjedhur aloja e majtë më e mira e Kosovës në periudhën 1999-2019.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 4 të vdekur, 408 raste të reja.Shërohen 280 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

KEDS paralajmëron qytetarët: Këto vende do të mbesin pa rrymë për shkak të punimeve në rrjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian