Basha me gjimnazistët: Rinia, motivim i PD-së. Bursa për ekselentët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me një grup gjimnazistësh.

Basha deklaroi se rinia shqiptare është motivimi i Partisë Demokratike.

Ndërkohë të rinjtë deklaruan se ajka e shoqërisë shqiptare nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të largohet jashtë vendit.

Lideri i opozitës përsëriti edhe një herë premtimin se do të hiqet tarifa e studimit për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulta si dhe bursa për studentët e ekselencës.

Sipas Bashës, një qeveri e përgjegjshme do të kishte testuar fillimisht mësuesit për të mbrojtur jetën e tyre dhe të nxënësve.

Basha theksoi se qeveria u tregua e papërgjegjshme dhe se nuk u mor asnjë masë për higjienën minimale në shkolla, ndërsa shtoi se 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

Ngjarja paraprake

Anglia rrezikon të mbyllet për muaj të tërë, pas përhapjes së variantit të ri të Covid19

Ngjarja e ardhëshme

Ku ka humbur Elvana Gjata?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian