Basha me biznesin e vogël në Durrës: Stimul dhe mbështetje, paketa s’ka të bëjë me zgjedhjet

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal paraditen e sotme në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, ku prezantoi planin e Partisë Demokratike për përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit.

Ai deklaroi se plani nuk është program ekonomik, por plan për pandeminë.

“Biznesi duhet të ndihmohet me 1 mijë euro çek. Tek personat që kanë humbur punën edhe për ata ndihmë. Nëse ke larguar njeri nga pandemia, dhe detyrohesh ta rimarrësh. Shumë biznese s’ia kanë dalë dhe i kanë hequr nga puna.

Ne i propozojmë qeverisë të stimulohet duke i dhënë çdo punëmarrësi 200 mijë lekë, 20 mijë lekë pensionistëve. Rrit konsumin. Nuk e kemi shpikur ne, këtë po bën bota, Kosova e Maqedonia. Rënia ekonomike vjen prej rënies së konsumit”, u shpreh Basha.

Sipas tij paketa është për 6 muaj dhe se nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me njerëzit. Basha tha se ka të bëjë me xhepat dhe tavolinat e shqiptarëve, pasi “Shqiptarët as me listat nuk ia dalin dot. 1 mijë euro për ju, nuk është mrekulli, por t’ju heqë disa shpenzime shtesë që i keni pasur këto 7 vite. Ju e dini vetë që ekonomia është zinxhir. Po u këput një hallkë këputën të gjitha. Konsumi është kryesorja. Ndihma kryesore është nxitja e konsumit. Dhe 5 pikat që kemi propozuar, këtë kanë synim kryesor. Bëhet fjalë për bukën e gojës, jo luks”.

Ngjarja paraprake

Sot fillon viti i ri akademik në institucionet e arsimit të lartë

Ngjarja e ardhëshme

Juan Mata lavdëron Van de Beek: Lojtar i mençur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian