Basha garanton: Me mua kryeministër Shqipëria do fitojë Evropën!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha garantoi se kur ai të marrë drejtimin e vendit do të zhbllokojë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, që sipas tij ka mbetur ne mes. 

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kreu i demokratëve u shpreh se sulmet që Rama bën ndaj Bashkimit Evropian, nuk tregojnë gjë tjetër përveçse dështimit.

Sa i takon integrimit ne BE, Basha u shpreh se Shqipëria ka mbetur prapa vendeve te tjera të rajonit.

“Nëse ka një njeri që ka bashkëpunuar në emër të shqiptarëve dhe ka prodhuar për shqiptarët të mira me BE dhe SHBA, ky jam unë. Produkti im i fundit për fat të keq, ka qenë heqje e vizave dhe që atëherë Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Në fakt ka rrëshqitur prapa vendeve të tjera si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Kështu që duke dështuar të bësh një hap përpara edhe këtu Rama bën atë që di të bëjë, fajin e ka Evropa, vetëm ai nuk ka faj. Është përgjegjësia e tij dhe dështimi i tij.

Me BE, me institucionet e BE ne kemi farkëtuar marrëdhënie të ngushta në opozitë dhe nesër në qeverinë e rë të dalë nga vota e 25 prillit, unë ju garantoj se do të zhbllokojmë procesin e mbetur në mes të hapjes së negociatave dhe shumë shpejt shqiptarët do të përfitojnë si vendet e tjera të rajonit të mirat e këtij procesi.

Sulmet e tij, nuk janë gjë tjetër veçse  konfirmim i dështimit total, braktisjes dhe lënies në baltë të ëndrrës së shqiptarëve për anëtarësim në BE. Me mua dhe qeverinë time Shqipëria do të fitojë Evropën dhe BE”, tha ndër të tjera Basha.

Ngjarja paraprake

Tërmetet e reja i frikësojnë autoritetet në Kroaci

Ngjarja e ardhëshme

Drenicë zemra e demokracisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian