Basha falenderon kongresmenin Engel: Mirënjohje mikut tonë të shtrenjtë për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës

Kreu i PD lulzim Basha përmes një mesazhi të publikuar në rrjete sociale i ka shprehur mirënohjen kongresmenit Eliot Engel, të cilin e quan një avokat të palëkundur të vendit tonë.

Teksa ka publikuar një foto me të Basha i thotë faleminderit Engel për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato.

Postimi i plotë:

Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll.

 Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende

Ngjarja paraprake

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria është stabile

Ngjarja e ardhëshme

Zanfina Ismaili largohet nga muzika

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian