Basha akuza për inceneratorin e Elbasanit/ Rama: Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra

Pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorin e Elbasanit dhe reagimit të drejtorit Enea Murataj, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama ka publikuar një video ku shikohet qartë se kreu i PD-së ka gënjyer dhe ka nodhur krejt e kundërta.

“Qytetarët të mos paguajnë asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit. Tirana do të kishte kontejnerë nëntokë. letrat janë zyrtare janë në bashkinë e Tiranës . Shifrat janë këto që them unë. Taksapaguesit nuk do të paguajë asnjë qindarkë më shumë”, thoshte Basha, ndërsa më 20 gusht të vitit 2013, ai miratoi studimin e fizibilitetit, një kontratë 20-vjeçare sipas të cilës çmimi ishte 37euro për ton, 8 euro për ton më shumë se sa menaxhimi aktual i mbetjeve.

“Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra”, shkruan Rama.

Ngjarja paraprake

5 cilësi që duhet të ketë një mashkull, në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë!

Ngjarja e ardhëshme

Partia e Punës e kryeministres Ardern fiton zgjedhjet në Zelandën e Re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian