Bartja e koronavirusit në kopshte kryesisht jashtë institucioneve, tregojnë sondazhet epidemiologjike

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Sondazhet epidemiologjike të rasteve në kopshte tregojnë se kryesisht bëhet fjalë për bartjen e infeksionit jashtë institucioneve që do të thotë se respektimi i protokolleve në kuadër të institucioneve do të thotë proces të sigurt edukativo-arsimor për të gjithë fëmijët të cilët vizitojnë kopsht dhe për personelin.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot gjatë vizitës së kopshtit “Buba Mara” në Komunën e Aerodromit.

Ministri Filipçe dhe kryetari i komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, biseduan me drejtoreshën e kopshtit dhe të punësuarit për atë si zhvillohet procesi edukativ i përkujdesjes me zbatimin e protokolleve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut veprimtaria edukativ i përkujdesjes realizohet në gjithsej 70 institucione publike për fëmijë me 311 objekte. fb/

Ngjarja paraprake

Biden: Po lutemi për shëndetin e Trumpit dhe familjes së tij

Ngjarja e ardhëshme

Festuan dasmën, Shqipëria përjashton pesë futbollist nga kombëtarja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian