Barometri diplomatik

Kjo, do të duhej të ishte ecuria e objektivave prioritare e metodologjisë politike dhe diplomatike e lidershipit të ri aktual të Kosovës, JO vendosja e flamurit dardan në zyrën e Presidencës, as të Kryeministrit e as të Kuvendit të Kosovës, mbase me ligj dhe me Kushtetutë (15 qershor 2008)  ende nuk ka Dardani (shtet të pavarur dhe sovran), të njohur as nga populli e as nga bashkësia ndërkombëtare. Ndaj, duhet pasur kujdes se me këtë veprim antikushtetues dhe antijuridik ndërkombëtar, ndodh t’i irritojmë dhe t’i vëmë në dilemë  më se 100 shtete që e kanë njohur Republikën e Kosovës, të cilat mund t’i tërheqin njohjet e tyre të deritashme, nëse vazhdon “loja” politike ndërpartiake  me flamurin dardan në zyrën e Presidencës së Kosovës.

Mirëpo, askush, në asnjë formë nuk ka të drejtë të ushtrojë trysni e as ta  kërcënojë presidenten e re, Prof. Dr. Vjosa Osmani, nëse në zyrën e saj ende figuron flamuri i Dardanisë. Jam i bindur se Vjosa Osmani nuk do ta dhunojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), ashtu siç kanë vepruar pararendësit e saj, ish-presidentët e Kosovës (kuptohet, nëse flamuri dardan ka qenë i vendosur në zyrën e tyre, e ata e kanë heshtur).

Pa shpalljen dhe pa njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Dardanisë, zyrtarisht nuk mund të përdoret flamuri dardan. Këtë të vërtetë, duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, PA NDRYSHIMIN e togfjalëshit Republika e Kosovës qoftë nëpërmjet Kuvendit a Referendumit, është gabim të përdoret emërtimi Republika e Dardanisë.

Pra, Flamuri dardan ende nuk mund të përdoret ligjërisht e as zyrtarisht, para se të legalizohet me Kushtetutë  ose me Referendum gjithëpopullor  REPUBLIKA e DARDANISË.

Autor e as “dizajner” i flamurit dardan nuk janë as Rugova e as LDK-ja, mos e mashtroni popullin

Prandaj, logjika normale e thotë dhe e sugjeron, që liderët politikë dhe partiakë,  të mos përhapin mjegulla të dendura dhe përplasje të panevojshme të njerëzëve deri në polarizimin dhe  në konfrontimin e forcave politike, sepse kjo do të ishte naivitet dhe gabim i pariparueshëm, duke qenë se as Dardaninë e as flamurin dardan nuk e kanë  krijuar Rugova dhe LDK-ja, por HISTORIA e  luftërave të ilirëve dhe të YLLIRISË, shumë shekuj para se të lindnin Rugova dhe LDK-ja. Prandaj, kjo HISTORI dhe MERITË shumëshekullore nuk mund t’i atribuohet as Rugovës, as LDK-së dhe, asnjë lideri tjetër apo partie politike të sotme në Kosovë, sepse me përralla dhe me falsifikime nuk ndërtohet HISTORIA , pavarësisht nga interest heterogjene dhe të mjera politike dhe karrieriste të “muratorëve” dhe të propagandistëve të tyre , të cilët qe 30 vjet po identifikohen si “zbulues epokalë” të së vërtetës historike shqiptare në Ballkan, duke e manipuluar, duke e mashtruar dhe, duke gënjyer edhe popullin.

 Nuk është turp  të shkruhet dhe, popullit t’i thuhet e vërteta e djeshme dhe e sotme historike

-Se Flamuri historik dardan  nuk është pronë vetëm e Rugovës dhe e LDK-së, por e mbarë Dardanisë dhe e të gjithë gjithë dardanëve të djeshëm dhe të sotëm. Prandaj, ky flamur nuk mund të tjetërsohet nga asnjë lider politik dhe, nga asnjë parti politike qoftë e djeshme apo e sotme në Kosovë.

Nëse flamuri dardan figuron në zyrën e Presidentit të Kosovës, presidentja e re Vjosa Osmani është e obliguar moralisht dhe ligjërisht ta heqë menjëherë, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (17 shurt 2008), nuk është simbol shtetëror, por vetëm simbol historik, që simbolizon gjenealogjinë ilire të shqiptarëve. Prandaj, Vjosa duhet të bëjë çmos, që të mos  e shkel Kushtetutën sikurse pararendësit e saj presidentë: Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi. Kuptohet, nëse gjatë mandatit të tyre ka figuruar flamuri dardan në zyrën e Presidencës. Të gjithë këta kanë bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës sikurse dikur Ibrahim Rugova, që pati shkelur Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990), pikërisht Nenin 108 të saj, me ç’rast (më 28 nëntor 1997) nuk pranoi APELIN historik UÇK-së, që të dilte në ballë të saj si Komandant i Përgjithshëm  për ta luftuar Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit.

Kur  mund të përdoret flamuri dardan?

-Vetëm atëherë, pasi Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, ta kenë miratuar me ligj dhe me Kushtetutë si simbol shtetëror të republikës së Dardanisë. Ndryshe, ligjërisht dhe me Kushtetutë, nuk mund të përdoret  flamuri  i Dardanisë, pavarësisht nga rëndësia, nga dashuria dhe nga ndjenja psikologjike dhe historike  për të.

Mirëpo, për të ndodhur kjo mrekulli, së pari, do të duhej që Presidentja, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca, të miratonin memorandumin zyrtar   të Akademisë  Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në NJu-Jork të datës 27 mars 2021 përmes së cilit kërkohet NDRYSHIMI I toponimisë  sllave të emrit “Kosovë” në toponimin burimor iliro-shqiptar “Dardani”. (Shih Memorandumin e publikuar në : memorandum ). Ky Memorandum zyrtarisht (në mënyrë protokolareme) përmes  dërgesës postare u është dërguar:  Presidentes, Vjosa Osmani, Kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryekuvendarit, Glauk Konjufca, më 2 prill 2021.

Nëse këto institucione më të larta  shtetërore të Republikës së Kosovës pajtohen dhe e miratojnë këtë MEMORANDUM, që emri  “Kosovë” të ndryshohet në emrin “Dardani”, atëherë qoftë përmes  votës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ose qoftë përmes REFERENDUMIT,  populli duhet të deklarohet PËR ose KUNDËR këtij ndryshimi të justifikueshëm historikisht.

Prandaj, të tregohemi të përmbajtur dhe të arsyeshëm, të mos bëjmë cirk me flamurin dardan për interesa të ulta meskine dhe propagandistike se kush-kujt po ia kalon me “patriotizëm dardan” , kush është për ose kundër përdorimit të flamurit dardan. Kjo çështje nuk është e thjeshtë. Për më tepër, nuk është as çështje individuale  e ndonjë lideri partiak, ose e vetëm e një grupi, e një klani, ose e një partie politike, por e gjithë popullit-sovranit,  i cili, patjetër, duhet ta shprehë  mendimin e tij PËR ose KUNDËR. Pa pëlqimin e tij askush nuk ka të drejtë të shpallë flamuj shtetërorë a kombëtarë. Kjo nuk është çështje tenderi privat vetëm e një lideri apo vetëm e një partie politike, por e gjithë kombit shqiptar.

Kërkesa për heqjen e flamurit dardan nga zyra e Presidencës, nuk është kurrfarë ataku politik ndaj presidentes së re Vjosa Osmanit, por pikërisht në mbështetjen e saj të ligjshme dhe kushtetuese

Duke qenë se Amerika dhe BE-ja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës me flamurin dardan, por nën flamurin me ato yje të verdha dhe me fushën kaltër. Prandaj, ligjërisht dhe me Kushtetutën në fuqi të Kosovës, vendosja e flamurit dardan në zyrën e Presidencës dhe në zyrat e tjera të institucioneve dhe të organeve të Republikës së Kosovës, është vepër e dënueshme, sepse mohon shtetin e pavarur të Kosovës, të cilin e kanë njohur më se 100 shtete të OKB-së.

Nëse flamuri dardan figuron në zyrën e Presidencës së Republikës së Kosovës, që nga data historike e njohjes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, atëherë të të gjithë presidentët e deritashëm, duhet të nxirren përpara gjykatës përkatëse, për shkak se kanë bërë shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 shkurt 2015), e cila nuk njeh kurrfarë flamuri dardan si simbol shtetëror, madje nuk e njeh as flamurin kombëtar shqiptar të Skënderbeut. Pra, në asnjë rresht të kësaj Kushtetute nuk figuron njohja dhe përdorimi i flamurit dardan. Prandaj, flamuri dardan, pavarësisht se kush e ka vënë  dhe, për çfarë qëllimi e ka vënë atë në zyrën e presidencës, duhet të hiqet prej aty, sepse në asnjë formë nuk simbolizon PAVARËSINË, SOVRANITETTIN dhe SHTETËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (17 shkurt 2008), PAVARËSI KJO, të cilën e sollën UÇK-ja me ADEM JASHARIN në krye, Amerika me presidentin e saj, Bill Clinton në krye dhe NATO-ja me komandantin e saj historik, Wesley Clark në krye. Këta janë 3 faktorët historikë, politikë, diplomatikë dhe ushtarakë historikë dhe të ligjshëm, që popullit shqiptar të Kosovës i sollën lirinë dhe pavarësinë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale. ( 17 shkurt 2008).

Sa më sipër, së pari, duhet bërë Republika e Dardanisë, pastaj të hedhet në diskutim publik qoftë përmes përfaqësuesve legjitimë dhe legalë të Kuvendit, qoftë përmes një referendumi gjithë popullor, pastaj të vihet në  përdorim të ligjshëm dhe, në përputhje me Kushtetutën përkatëse si simbol shtetëror i republikës së dardanisë, jo vetëm i LDK-së dhe, jo vetëm i Ibrahim Rugovës. Ky është vetëm një cirk absurd subjektiv dhe tendencioz  politiko-propagandist në nivel një partiak përçarës, ngase Dardania dhe flamuri i Dardanisë është pronë historike , gjeopolitike dhe e ligjshme e të gjithë shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike. As Dardaninë e as Flamurin e Dardanisë nuk e ka krijuar e as nuk e ka zbuluar Rugova e as LDK-ja.

Prandaj, në këtë kontekst nevojitet të ndërpritet fushata politike dhe antishkencore, si dhe cirku më se 20-vjeçar, nuk duhet të falsifikohet historia  e ilirëve, as e Illyrisë e as e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), të cilën e solli UÇK-ja, Amerika dhe NATO-ja, askush tjetër. Asnjë politikë tjetër; asnjë shkencë tjetër; asnjë propagandë tjetër, që kishin dhe, ende, edhe sot kanë për qëllim përçarjen e popullit për hir të  sundimit absolut të pakufizuar, si dhe të krijimit të idhujve  dhe të heronjve të paqenë të tyre mbi baza dhe ideologji partiake.

Ngjarja paraprake

Monda publikon këngën e re “Zemrën ma more”

Ngjarja e ardhëshme

Anija iraniane sulmohet në Detin e Kuq disa orë para se të fillonin bisedimet bërthamore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian