Barikadat të hiqen para festave të fundvitit!

Barrikadat e vendosura në pjesën e veriut të vendit, duhet t’i heqin ata që i kanë vendosur, mirëpo kaluan 13 ditë, dhe ato nuk lëvizin nga vendi, sepse presin të marrin urdhra nga Beogradi, prandaj i mbetet KFOR-it, që ta bëjnë një gjë të tillë para vitit të ri, dhe ato gërmadha të largohen nga rruga.

Nëse tentohet që ato barikada të largohen nga Policia e Kosovës, nuk do të ishte e përshtatshme, sepse mund të provokohen qëllimshëm nga kriminelet e Vuçiqit, i cili mund ta ketë kurdisur ndonjë plan për të derdhur gjak në këtë vend, që do të nxiste edhe shkëndija konfilikti apo lufte.

Bazuar në shumë fakte, rrebelimi i kriminelëve serbë në këtë pjesë të vendit, të nxitur nga politikat e Beogradit, po mundohen ta kthenjë Kosovën në një gjendje kaotike, sigurisht edhe Bashkësia Evropiane po i shikon këto seriale komike, që i prodhon politika e Vuçiqit, për t’a destabilizuar Kosovën.

Kjo formë dhe egërsi njerëzore, sikur nuk i frikësohet askujna, sepse i ka siguruar Vuçiqi, se nuk guxon askush t’ua mohojë të drejtat e tyre, të vendosin barikada, të gjuajnë policinë e Kosovës, policinë ndërkombëtare dhe çka u tekët atyre të bëjnë…

Sikur nuk ka teori politike që mundet përmes fjalëve me ardhë deri te një mirëkuptim, apo marrëveshje ndërnjerëzore, dhe fare pak bëhët fjalë për një marrëveshje ndërnjerëzore për të krijuar një realitet të ri dhe stabilitet ndërnjerëzor, por edhe një bashkëjetesë pa brenga.

Duke ditur se Kosova, e ka shumicën shqiptare, atëherë si mundet ky vend të nënshtrohet dhe të abuzohet nga një pakicë e vogël serbe, e cila po tenton ta shkatërrojë gjithë atë sakrificë të shqiptarëve shumicë, të cilët me shekuj u munduan për të krijuar shtetin multietnik të Kosovës.

Kjo pakicë serbe po tenton ta shkatërrojnë edhe gjithë atë sakrificë të NATO-s, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilët kanë investuar me mjete të konsiderueshme dhe forcë ushtarake, për të ardhë deri te çlirimi i këtij vendi, duke e dëbuar Serbinë fashiste nga teritori i saj.

Prandaj, me cilën gjuhë duhet të përgjigjet qeveria e Kosovës, me cilën gjuhë po flet Evropa dhe Bashkësija Ndërkombëtare me këta njerëz, që t’i heqin barikadat dhe të vazhdojnë jetën normale qytetarët e këtij vendi dhe rrugët alternative të mbyllen, sepse në ato rrugë bëhët tregëtia më e keqe e njerëzve dhe e mallrave në mes këtyre dy vendeve.

Poashtu bëhët edhe kalimi ilegal i njerëzve dhe formacioneve të ndryshme i grupeve terroriste që vijnë nga Rusia, dhe vendet tjera, domethënja e të cilëve është një lojë e rrezikshme, kur vendi i tyre po bënë luftë të pa drejtë ndaj Ukrainës, tani ambicia e tyre është që të thellohet kriza edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar edhe Kosovën.

Heqjen e barikadave të vendosura nga terroristat e Vuçiqit në veri të vendit tonë, ato mund ti heqin edhe policia e Kosovës, e cila i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe të mundshme, por duket dhe është më e natyrshme dhe e përshtatshme që ato barikada të inicohen dhe hiqen nga KFOR-i, mbase i ka edhe kopetencat për raste të tilla dhe të tjera, njëherazi duke ditur se policia e Kosovës, mund të jetë në shënjestër të banditave dhe kriminelëve të Vuçiqit, i cili i ka përgaditur planet e tilla dhe skenarët me vetëdije për të provokuar policinë e Kosovës, për të shkakëtuar ndonjë tragjedi apo gjakderdhje të panevojshme.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Profesore e shkencave juridike/ Kush është Marjana Semini, që u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Story i radhës

BE-ja e shqetësuar me disa dispozita të Ligjit të ri për Zyrtarët Publikë

Të fundit nga