Bardhi qetëson Metën dhe LSI-në: Opozita do të hyjë bashkë në zgjedhje, nuk ka rëndësi Kodi Zgjedhor

Nga Devolli , ku është i pranishëm për zgjedhjet e kandidatëve, Sekretari i Pëegjithshëm Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas së cilit tregojnë frikën që ka kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Ai bëri me dije se pavarësisht kësaj, opozita është e bashkuar dhe do të jenë bashkë në zgjedhje.

“Nuk ka rëndësi për në kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod , sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama. PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korcës dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend.

Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit”, tha Bardhi.

Ngjarja paraprake

Berisha: Kosova zemra jonë

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë: Tre të vdekur, 49 të infektuar me koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian