bardhi akuza qeverise nuk ju intereson varferia e pensionisteve por luksi juaj personal 674eeeb565610

Bardhi akuza qeverisë: Nuk ju intereson varfëria e pensionistëve, por luksi juaj personal

December 3, 2024
1 minut lexim

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa diskutonte në Kuvend për projektbuxhetin 2025, u shpreh se maxhoranca nuk ka parashikuar rritje të pensioneve sepse e konsiderojnë, sipas tij, lëmoshë.

“Ju e quani lëmoshë sepse paratë e qytetarëve sipas filozofisë suaj duhet të shkojnë në xhepat tuaja”, tha ai, duke shtuar se është parashikuar zero bonus për pensionistët në buxhetin 2025. Bardhi theksoi se në fokus të maxhorancë nuk është varfëria e pensionistëve, por “luksi jua personal”.

Gazment Bardhi: Ju e quani lëmoshë, sepse ju paratë e qytetarëve që shkojnë për të ndihmuar qytetarët janë lëmoshë. Sepse paratë e qytetarëve sipas filozofisë suaj duhet të shkojnë në xhepat tuaja.

Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero.

Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju. Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët. I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët.

Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit, Rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

haradinaj mban sot tubim ne prizren prezanton kandidatet nga kjo komune 674eee011ef04
Story i mëparshëm

Haradinaj mban sot tubim në Prizren, prezanton kandidatët nga kjo komunë

apple akuzohet per mbikeqyrje te pajisjeve personale te punonjesve 674ef0d638059
Story i radhës

Apple akuzohet për mbikëqyrje të pajisjeve personale të punonjësve

Të fundit nga

ShkoLartë