Bardheblutë janë shumë larg kreut

Refik Halili, presidenti i Tiranës pranon se tashmë për skuadrën e tij do të bëhet e vështirë gjithçka sa i përket Europës, ndërsa për titullin kampion ka përfunduar çdo lloj pretendimi pas barazimit të sotëm ndaj Kukësit.

Bardheblutë janë shumë larg kreut dhe rikuperimi i distancës me vendin e parë i duket i pamundur numrit 1 të bardhebluve, siç tregoi para gazetarëve në fund të ndeshjes.

“Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin kampion.

Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi. Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”, deklaroi Halili para gazetarëve.

Ngjarja paraprake

“FATI IM”: Asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen ndërprerje të shtatzënisë që bien ndesh me ligjin

Ngjarja e ardhëshme

Arsenal – Fulham, ky është vendimi për Granit Xhakën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian