Barcelona – skuadra më e dëmtuar nga mungesa e tifozëve në stadium

Barcelona është skuadra që është ndikuar më së shumti që nuk ka tifozë në stadium, analizë e bërë nga media e njohur, “Mundo Deportivo”.

Katalunasit kanë zhvilluar 18 ndeshje në “Camp Nou”, në rekord prej 11 fitoreve, katër barazimeve dhe tri humbjeve, që nisi në kohën e Quique Setien dhe është duke vazhduar tani me Ronald Koemanin.

Tjetër skuadër shumë e dëmtuar është edhe Juventusi, me 10 fitore, katër barazime dhe tri humbje në 17 ndeshja.

Këtë edicion, katalunasit kanë humbur në shtëpi kundër klubeve, si Sevilla (1-1), Real Madrid (1-3), Valencia (2-2), Eibar (1-1) dhe ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve (0-3).

Real Madridi gjithshtu ka pësuar disa humbje të papritshme ndaj Cadiz (0-1), Shakhtar Donetsk (2-3) dhe Alaves (1-2).

Ngjarja paraprake

Bahtiri: Motoja “Qeverisje me duar të pastërta”, po i sjellë suksese Mitrovicës

Ngjarja e ardhëshme

​Papa nuk do të drejtojë kremtimin liturgjik për shkak të dhimbjes së nervit shiatik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian