Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla”

Barcelona ka dhënë shënja të jë skuadrë të fuqishme duke e mposhtur Valencian në shtëpinë e saj me rezultat të thellë 4-1 në xhiron e 25-të në La Liga.

Skuadra e trajnerit Xavi Hernandez e nisën furishëm ndeshjen duke realizuar tre gola brenda pjesë së parë. Aubameyang shënoi dy herë në minutat 23’ dhe 38, kurse Frankie De Jong realizoi një tjetër gol në minutën e 32’.

Edhe në pjesën e dytë u zhvilluar një lojë shumë e hapur me të dy skuadrat që kërkonin rrugën e golit.

Ishte Soler ai që e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 3-1 në minutën e 53’, por Pedri u kujdes për ta vulosur fitoren e Barçës duke shënuar për 4-1 në minutën e 63’.

Me 42 pikë të mbledhura, Barcelona ngjitet në vendin e katërt, kurse Valencia pozicionohet në vendin e 12-të me 30 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet i dashuri i këngëtares Samanta Karavella?

Story i radhës

“KÇK” e portit të Durrësit, tenderi i dyshimtë i vinçit 3.6 mln euro, Rama nis punimet në pranverë

Të fundit nga