Barcelona rivalizohet nga klubi anglez për Amrabat

Tottenham Hotspur i është bashkuar garës për transferimin e Sofyan Amrabat.

Barcelona, që e kërkoi anëtarin e Fiorentinas edhe në afatin kalimtar të janarit, mbetet e interesuar për të.

Ambrabat te Barça shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit, teksa klubi do të synojë transferimin e tij në afatin e verës.

Tani, sipas “Calciomercato”, për reprezentuesin e Marokut ka shprehur interesim edhe Tottenhami.

Klubi londinez synon të mposhtë konkurrencën e Barcelonës, klub që po përballet me krizë financiare.

Tottenhami thuhet se dëshiron më shumë konkurrencë për Pierre-Emile Hojbjerg dhe Rodrigo Bentancur në mesfushë, pasi Yves Bissouma ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.

26-vjeçari me Fiorentinan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” jehonë në mediet ndërkombëtare

Story i radhës

Vrasja e 12-vjeçares nga shoqet e saj, pasi e goditën me thikë më shumë se 30 herë, postuan në TikTok

Të fundit nga