Barcelona njofton se Coutinho do udhëtojë në Brazil për të vazhduar trajtimin

Barcelona ka njoftuar se mesfushori Philippe Coutinho do udhëtojë në Brazil për të vazhduar me trajtimin e lëndimit muskulor në gjurin e majtë.

Braziliani pësoi lëndim me 29 dhjetor në ndeshjen ndaj Eibarit dhe vazhdon të këtë probleme duke mos arritur të rikthehet në fushën e gjelbër.

Së fundmi, katalunasit përmes një komunikate njoftuan se Coutinho do e vazhdojë shërimin në Brazil.

“Lojtari i ekipit të parë Philippe Coutinho udhëton në Brazil të vazhdojë me shërimin nga lëndimi muskulor në gjurin e majtë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Coutinho për Barcelonën ka zhvilluar 90 ndeshje duke shënuar 24 gola, tri prej tyre këtë edicion.

Ngjarja paraprake

Xhaferi: Nuk udhëhiqem nga porositë mediatike

Ngjarja e ardhëshme

Avni Rustemi takon karateistin Abdurahim Idrizi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian