Barcelona mposht Huescan, i afrohet kreut

Barcelona nuk ka gabuar në shtëpi duke mposhtur Huescan.

Katalunasit fituan me rezultat bindës 4 – 1 në “Camp Nou”.

Së pari, ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi që realizoi supergol në këndin e portës për të zhbllokuar shifrat (13′).

Antoine Griezmann u përkujdes për të dyfishuar shifrat me një gol mjaftë të bukur pas asistimit të Pedrit (35′).

Mysafirët ngushtuan epërsinë në fundin e pjesës së parë përmes Mir, që realizoi nga pika e bardhë (45+4), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, Oscar Mingueza trefishoi shifrat për katalunasit, gol i cili njëkohësisht ishte i pari për lojtarin (53′), derisa në fundin e ndeshjes, Messi realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Barcelonën (90′).

Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 59 pikë, katër më pak se lideri Atletico, derisa Huesca mbetet në fund me 20 sosh.

Ngjarja paraprake

GRUBI: BDI mund të jetë vetëm NJË, të reshtuar pas Ali Ahmetit

Ngjarja e ardhëshme

Albumi “Justice” nga Justin Bieber po vjen së shpejti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian