Barcelona ka mbyllur rinovimin e Sergi Robertos

Barcelona ka mbyllur rinovimin e Sergi Robertos edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2023. Më në fund, si klubi ashtu edhe futbollisti kanë arritur një mirëkuptim për vazhdimësinë e tij.

Sergi ka mbërritur në zyrat e klubit mëngjesin e kësaj të premteje me partner. Pas pak më shumë se 30 minutash, futbollisti u largua nga zyrat pasi u takua me Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff dhe nënshkroi marrëveshjen.

“Ka shkuar shumë mirë. I lumtur, shumë i lumtur” , deklaroi ai në dalje para mediave.

Duhet mbajtur mend se pozicionet e Sergi Robertos dhe Barçës iu desh shumë kohë për të gjetur një pikë të përbashkët.

Klubi Blaugrana nuk ishte i gatshëm të kënaqte pretendimet fillestare  dhe negociatat u prishën, siç e konfirmoi publikisht vetë Joan Laporta. Agjentët e lojtarit, me kërkesën e tij,  rifilluan bisedimet disa muaj më vonë për të arritur një marrëveshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Lidhja e Prizrenit, dita më frymëzuese e historisë sonë kombëtare

Story i radhës

Ilir Meta takon Presidentin e zgjedhur: I uroj suksese në detyrën e lartë

Të fundit nga