Barcelona interesohet për Koulibalyn

Barcelona është e fokusuar për një transferim të madh në repartin e mbrojtjes qendrore.

Sipas “Sport”, katalanasit janë të interesuar për Kalidou Koulibaly, një emër i madh për mbrojtjen e Xavit.

Ylli senegalez, që i skadon kontrata në vitin 2023, vlerësohet rreth 35 milionë euro nga De Laurentiis dhe Barcelona shpreson ta ulë këtë shifër duke përfshirë kartonin e Miralem Pjanic, ish-lojtarit të Juventusit.

Napoli i Spallettit  thuhet se është i gatshëm të marrë Pjanic për në mesfushë, por ende nuk dihet nëse do të pranojnë formulën e ofertës së spanjollëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Negociatat mes opozitës për kandidaturën e Presidentit, ja çfarë do ndodhë orët në vijim

Story i radhës

Shkolla në Bllacë të Poshtme, Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë

Të fundit nga