Barcelona e vendos edhe Ter Stegen në shitje

Joan Laporta po zbulon fytyrën e vërtetë të gjendjes te skuadra e Barcelonës.

Mbrëmë raportohej se Frenkie de Jong ka arritur marrëveshje me Manchester United, por situata mund të shkojë keq edhe për yjet tjerë.

Raportime të ‘Ser’ insistojnë se edhe Marc Andre ter Stegen do të jetë në shitje.

Barcelona pritet të shqyrtojnë të gjitha ofertat për portierin gjerman.

Klubi ‘Blaugrana’ është në gjendje të rëndë ekonomike dhe duket se situata nuk është përmirësuar, përkundër transferimeve të janarit.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Barcelonën, gjatë merkatos së verës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A ndiheni të presionuar nga politika? Arben Kraja flet pas deklaratave të kryeministrit Rama

Story i radhës

Petkov: Bullgaria nuk mund të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut para muajit qershor

Të fundit nga