Barcelona e shkarkon Ronald Koemanin

Klubi i Barcelonës në orët e vona të ditës së mërkurë e ka shkarkuar Ronald Koemanin nga posti i trajnerit.

Shkarkimi i trajnerit holandez ka ardhur pas rezultateve negative në këtë sezon.

Poashtu edhe pas humbjes nga Rayo Vallecano të mërkurën mbrëma me rezultat minimal 1-0.

Barcelona nën drejtimin e Koemanit në La Liga në këtë sezon në 10 ndeshje regjistroi 4 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime, duke u renditur e nënta me 15 pikë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

E kujt është parcela e drogës ku u vra Saimir Hoxha? Flet zyrtari i policisë

Ngjarja e ardhëshme

Protagonistët e “Dashuri e ndaluar” bashkohen në një tjetër telenovelë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian