Barcelona e rivalizon Real Madridin për Pogban

Barcelona është futur në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, duke e rivalizuar Real Madridin.

27-vjeçari së fundmi ka treguar që ëndrra e tij është të luajë për madrilenët.

Juventusi dhe Paris Saint-Germain gjithashtu janë në garë për Pogban.

Gjiganti katalonas, për shkak të problemeve financiare, do të tentojë që të arrijë marrëveshje me futbollistë që janë në përfundim të kontratës si Memphis Depay, Georginio Wijnaldum dhe Eric Garcia, të cilëve iu përfundon kontrata në verën e ardhshme.

Gjithashtu blaugranasit janë të interesuar edhe për mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba.

Ngjarja paraprake

Gruaja e Mijallkovit infektohet me koronavirus, anulohet seanca për rastin “Target Fortesa”

Ngjarja e ardhëshme

Hoti: Përkundër avancimit, duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian