Barcelona e prek fundin, më e dobëta e 25 vjetëve të fundit

Barcelona e ka përjetuar fillimin më të dobët të sezonit në 25 vjetët e fundit, pasi i ka grumbulluar vetëm 11 nga 24 pikë të mundshme në tetë ndeshjet e para.

Trajneri Ronald Koeman nuk ka mundur ta kishte një fillim më të keq në stolin e katalonasve, i cili u përkeqësua të shtunën në mbrëmje në Wanda Metropolitano pas një humbjeje tjetër kundër Atletico Madridit.

Barça i ka fituar vetëm 11 pikë nga 24 pikët e mundshme këtë fillimsezon. Në tetë ndeshje deri tani, skuadra e Koeman i ka tri fitore, dy barazim dhe tri humbje, që është një fillim shumë i dobët për një ekip që e synon titullin e kampionit.

Katalonasit kanë lëshuar shumë pikë tashmë, aq shumë saqë kjo është skuadra më e dobët e Barcelonës në 25 vjetët e fundit.

Hera e fundit kur Barça e pati një fillim kaq të dobët ishte në sezonin 1995/96.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi me një video kujton kohën e luftës në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Piu lëng karote çdo ditë për 8 muaj, mjekët habiten nga ajo që i ndodhi kësaj gruaje

të fundit nga