Barcelona e ka një mundësi të artë sonte

Gjiganti katalunas mund t’i afrohet liderit Atletico Madrid në katër pikë nëse fiton ndaj Huescas.

Barcelona e ka një mundësi të artë sonte për t’iu afruar liderit të La Ligas, Atletico Madrid.

“Los Colchoneros” u ndalën nga Getafe në fundjavë dhe aktualisht i kanë 63 pikë, shtatë më shumë se gjiganti katalunas.

Por, nëse Lionel Messi me shokë e mposhtin Huescan sonte, mund t’i afrohen ekipit të Diego Simeones në vetëm katër pikë.

Barça do ta kalonte Realin, i cili momentalisht është i dyti, dhe do t’i shtonte dukshëm gjasat për titull të kampionit.

Andaj, ekipi i Ronald Koemanit nuk ka vend për gabime në vazhdim të sezonit.

Nga ana tjetër, Huesca është treguar mjaft e pafuqishme këtë sezon dhe gjendet në vendin e fundit.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Huescas zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00.

Ngjarja paraprake

Basha në një fermë të vogël në Marikaj: Qeveria e re do të jetë në krah të fermerëve

Ngjarja e ardhëshme

Teprica e duhanit, Hoxha: Do të gjejmë zgjidhje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian