Barca barazon rekordin më të keq për gjashtë ndeshjet e para të sezonit

Barcelona po shkon drejt një krize rezultatesh në La Liga.

Skuadra e Barcelonës ka regjistruar një tjetër ndeshje pa fitore në La Liga, duke luajtur baras 1:1 me Deportivo Alaves.

Në gjashtë ndeshje Barcelona tashmë numëron tetë pikë në La Liga, duke barazuar një rekord të zi.

Që kur fitorja llogaritet me tri pikë për një ndeshje, Barcelona ka regjistruar rekordin më të keq për gjashtë ndeshjet e para të sezonit, me vetëm tetë pikë.

Ky rekord qëndron i barazuar me atë të vitit 2002/03, kur kishte numrin e njëjtë të pikëve.

Ronald Koeman duhet të bëjë më shumë punë me skuadrën e tij, për të gjetur recetën e suksesit edhe në La Liga, pasi në Ligën e Kampionëve ka marrë dy fitore.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Ky është populli që tradhton më së shumti në botë

Ngjarja e ardhëshme

Shaip Kamberi i vitit 2020, një Ramë Bllaca i vitit 1937

të fundit nga

Temb tifozët

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për La Vanguardia,

AlbanianEnglishMacedonian