“Barazia sovrane e nevojshme për të zgjidhur çështjen e Qipros”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi rëndësinë e negociatave bazuar në barazinë sovrane për të zgjidhur çështjen e Qipros, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse ka barazi sovrane, atëherë mund të ketë dy shtete”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, gjatë vizitës në Lefkoşa.

Kryediplomati turk gjithashtu tha se gjysma e çështjes së Mesdheut Lindor do të zgjidhej nëse mund të gjendet zgjidhje për ndarjen e të ardhurave të burimeve natyrore në Qipro.

Çavusoglu dje u takua me autoritetet e TRNC-së gjatë vizitës së tij dy-ditore.

Ai u prit fillimisht nga Kryetari i Parlamentit të TRNC-së, Önder Sennaroğlu dhe më vonë nga Kryeministri Ersan Saner për të diskutuar çështje mbi “agjendën e përbashkët, veçanërisht çështjen e Qipros”.

Në vitin 1974, pas një grushti shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja ndërhyri si një fuqi garantuese, kurse në vitin 1983, u themelua TRNC.

Dekadat pasuese kanë regjistruar disa përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Qipros, por të gjitha përfunduan pa rezultat. Përpjekja e fundit, e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Turqia ka theksuar së fundmi se përpjekjet për një zgjidhje “federale” për ishullin e ndarë të Qipros kanë rezultuar të pashpresa dhe çdo negociatë në të ardhmen duhet të përqendrohet në dy shtete sovrane të ndara në ishull.

Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se synon të thërrasë një takim me palët e Qipros në fillim të marsit.

Guterres gjatë konferencës së tij të parë për media në vitin 2021, tha se takimi do të jetë jozyrtar dhe pa parakushte për të lejuar palët të shohin se ka një ndryshim në administratën e Qipros Turke.



. .

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 7 të vdekur, 407 raste të reja. Shërohen 399 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

“A t’ka rreh najher baci Sabri”, Ermali befason me përgjigjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian