Barack Obama i “frikësohet” vajzës së tij 19-vjeçare

Arsyeja është se Sasha është një mini Michelle dhe unë kam frikë nga Michelle”- u shpreh ai duke shtuar se vajza e vogël ka të njëjtën sjellje dhe pamje si ish-Zonja e Parë.

Sigurisht, presidenti sqaroi se ishte
thjesht një batutë, duke qenë në familjen e tyre përgjithësisht shakatë bëhen
mbi të.

Në librin e ri, që është tashmë në
shitje, Obama flet për jetën presidenciale dhe ndikimin që pati kjo periudhë në
jetën familjare dhe martesën me Michelle.

 “Pavarësisht
famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo.
Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë
zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të
gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si
politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo
tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga
rëndësia,”
u shpreh
Obama.

Kujtojmë që Obama pak ditë më parë ka publikuar librin “A Promised Land” që flet për eksperiencën në Shtëpinë e Bardhë./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Keni probleme me fytin, bajamet, ftohjet e papritura dhe rrufën? Zbuloni kurën e mrekullive me sherebelë dhe...

Ngjarja e ardhëshme

Këto janë shenjat e horoskopit që ju xhelozojnë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian