İDRİS OKUDUCU
Civilët në qytetin Terter të Azerbajxhanit që ndodhen nën objektivin e goditjeve artilerike të Armenisë, për sigurinë e jetës së tyre prej 10 ditësh vazhdojnë mbijetesën në strehimore (bunkerë).
Terter ndodhet në mesin e vendbanimeve civile që Armenia vendos në objektivin e saj me goditjet e rënda artilerike.
Një pjesë e banorëve të qytetit, prej 10 ditësh që kur filluan sulmet më 27 shtator po përpiqen të sigurojnë jetën e tyre nëpër strehimore (bunkerë). Ndërsa një pjesë tjetër për shkak se janë larg zonës së konfliktit kanë migruar në vendbanime që i kanë konsideruar më të sigurta.
Cavid Hekimov, i cili që nga fillimi i përleshjeve ka qëndruar në strehimoren 20 në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se “Qëndroj në strehimore bashkë me 4 fëmijët e mi dhe fqinjët. Pranë shtëpisë time kanë rënë shumë raketa. Por, deri tani nuk ka ndonjë problem. Do të qëndrojmë këtu për sigurinë e jetës tonë”.
Pasi vuri theksin se nuk frikësohen nga sulmet e ushtrisë armene, Hekimov tha se nuk mendojnë të largohen nga qyteti Terter.
“Kam luftuar 3 vite kundër Armenisë”
Ndërsa 58 vjeçari Aybeniz Abbas, banori i qytetit Terter që qëndron në strehimore me nusen e djalit dhe nipër/mbesa tha se pavarësisht sulmeve të Armenisë kundër civilëve nuk do të brakstisë në asnjë mënyrë shtëpinë dhe qytetin e tij.
Abbas thekson se presin me padurim lajmin që Azerbajxhani të çlirojë të gjitha territoret e tij në Karabak dhe se i luten Allahut që në ato rajone të valëvitet flamuri i Azerbajxhanit.
Duke treguar se djali dhe vajza e tij aktualisht ndodhen në front, Abbas tha se “Edhe unë në vitin 1991 kam luftuar 3 vite kundër Armenisë”.
Mahir Mehmet, i cili është veteran nga konflikti me forcat armene në vitin 1993 dhe që qëndron në strehimore, tha se është i gatshëm të shkojë në front edhe tani nëse e thërrasin.
Mehmet tha se për sigurinë e jetës, familjen e tij e ka dërguar në Baku ndërsa ai vetë do të vazhdojë të qëndrojë në Terter.
Ai potencoi se qeveria e Azerbajxhanit ka përmbushur të gjitha navojat themelore të nevojshme për ta për sa kohë që qëndrojnë në strehimore.