Banorët e Londrës shijojnë reshjet e borës

Banorët e pjesës qendrore të Londrës shijuan sot reshjet e borës që filluan herët në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkundër motit të ftohtë, banorët shfrytëzuan reshjet e borës për t’u zbavitur nëpër parqe dhe për të ndërtuar dordolecë.

Shumica e njerëzve kanë qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpi, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Javët e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numra rekord të rasteve të reja dhe rasteve të vdekjes.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në pothuajse 3,65 milionë, prej të cilëve pothuajse 98 mijë kanë vdekur.



. .

Ngjarja paraprake

Punime në rrjet, KEDS njofton ku do të ketë nesër ndërprerje të energjisë elektrike

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Vazhdojnë në mënyrë intensive përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit të anijes së rrëmbyer

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian