Banorët e fshatit Kërvasari të Malishevës ankohen për mungesa të gjata të energjisë elektrike

Banorët e fshatit Kërvasari të Komunës së Malishevës po ankohen për reduktime të gjata të energjisë elektrike.

Përkundër pagesave më rregull, banorët thonë se KEDS nuk e ofron shërbimin si duhet duke shkaktuar edhe dëme.

Sipas tyre, një gjendje e tillë po vazhdon tash e një muaj, ndërsa KEDS arsyetohet se duke thënë se reduktimet janë pasojë e ngarkesave të mëdha.

Banorët thonë se i janë drejtuar edhe organeve komunale, porse as ata nuk e kanë të qartë se pse po ndodhin reduktime apo se deri kur do të vazhdojnë, raporton KP.

Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë pasi është e padurueshme.

Ngjarja paraprake

Me të brendshme të kuqe dhe look ndryshe, modelja që u fut mes Neymar dhe Malumës “tërbon” ndjekësit

Ngjarja e ardhëshme

Përplasje politike rreth zjarrit në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian