Banka për Biznes dhuron 65 pulsoksimetër për QKMF-në e Prishtinës

Banka për Biznes ka shpërndarë 65 pulsoksimetër në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Pajisje këto të cilat shërbejnë për matjen e nivelit të oksigjenit dhe matjen e pulsit të zemrës, e që janë indikator të rëndësishëm në identifikimin e hershëm të simptomave te pacientët e prekur nga virus SARS-COV2.

Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB, Anita Kasumi-Ajeti, thotë se ky donacion është dhuruar për të ndihmuar mjekët në luftimin e pandemisë COVID-19.

Ajeti: Ky donacion është ndihmë në luftën ndaj COVID

“Këtë donacion e kemi dhuruar me qëllim që personelit mjekësor t’ju ndihmojmë sa do pak, në trajtimin e pacientëve të prekur nga kjo pandemi. Këto aparate ne besojmë shumë që do të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të prezencës së virusit. Ky është projekti i tret që banka jonë realizon në luftën kundër përhapjes së pandemisë ne vend, meqë në kohët e fundit ne kemi dhuruar edhe dezinfektues si dhe kemi ndihmuar në dezinfektimin e shumë hapësirave në biznese të ndryshme të vendit”, thotë ajo.

Përndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mirë në vend nga prestigjiozja “The Banker”, publikim i “Financial Times”

Ngjarja paraprake

Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj për Libinë

Ngjarja e ardhëshme

Mësimi online, gjimnazistët e Dibrës në protestë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian