Banka Botërore mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë

Në mbledhjen e 21-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u prezantua portofoli i Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën aktuale, si dhe për fazën e ardhshme të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Në prezantimin e Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe të Masimilijano Paoluçi, Drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut, u theksua se Banka vazhdon të ndjekë prioritetet e Qeverisë, edhe atë duke e mbështetur nga viti 1991 e deri më sot me një shumë të përgjithshme prej 2.8 miliardë dollarë.

Portofoli aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshin 9 projekte madhore në vlerë prej 480 milionë dollarësh, të cilat përfshijnë projekte nga infrastruktura në autostrada, magjistralet dhe ato lokale, projekte për avancimin e arsimit, në shëndetësi, si dhe projekte për përfshirje sociale.

Banka Botërore, u theksua në prezantim, së bashku me Qeverinë, mbetet e përkushtuar për vazhdimësinë e mbështetjes së bilancit të pagesave të sistemit financiar dhe veçanërisht në projektet për investime në kapitalin njerëzor në arsim, mbrojtje sociale dhe shëndetësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

Story i radhës

Situata Rusi-Ukrainë/Premier Liga me gjest human drejt ukrainasve, sanksione për partnerët rusë

Të fundit nga