Balluku hedh poshtë zotimet e PD-së për bursën energjetike: Është krijuar në tetor të vitit 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se premtimi i PD-së për të krijuar bursën energjetike është një premtim i momentit, pasi siç shtoi ajo, ky projekt është realizuar nga Partia Socialiste.

“Sigurisht se jam në dijeni dhe me thënë të drejtën jemi të habitur për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike. Bursa energjetike është krijuar, kjo është përshëndetur edhe nga aktorët e huaj, që na kanë mbështetur gjatë gjithë pronësi. Kjo është krijuar në 23 tetor të vitit 2020. Unë nuk e di si mund ta premtojë që të krijojë bursën, e cila është krijuar tashmë”, tha ajo në Euronews Albania.

Sa i takon çmimit te energjisë elektrike, Balluku tha se PD-ja gjatë qeverisjes së saj ka rritur çmimin dhe ka abuzuar përmes vendosjes së fashave.  Ajo tha se PS-ja me reformën energjetike ka larguar fashat duke u dhënë fund abuzimeve në këtë sektor.

“Sa i takon uljes së çmimit të energjisë. Unë do doja të kaloja në një analizë se çfarë ka ndodhur nga 2005 dhe deri më sot.  Nëse ka pasur një qeveri, e cila e gjeti me 4.5 dhe jashtë fashës me 9 lekë dhe arritur derrëri në fund të qeverisjes së saj, ne e kemi gjetur me 7.7 brenda fashës dhe 13.5 kw/orë jashtë fashës, kjo është PD dhe unë realisht nuk e di se si z. Basha del tani edhe e premton pasi ata në tetë vitet e tyre vetëm kanë rritur energjinë elektrike. Që do të vijë dhe do ta ulë dhe do vendosë edhe njëherë fashat, të cilat kanë prodhuar vetëm abuzime. Kjo ka përfunduar njëherë e mirë me reformën energjetike qe ne kemi bërë dhe me vendosjen e këtyre fashave”, shtoi ajo.

Lidhur me akuzat e PD-së se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor çmimin e energjisë elektrike, znj. Balluku dha këtë përgjigje:

“Ne nuk e paguajmë më shtrenjtë energjinë elektrike, ne paguajmë importet qe kemi. Sistemi energjetik nuk është sistem i thjeshtë dhe nëse z. Basha kërkon të bëjë propagandë me xhepat e shqiptarëve,  kjo është një gjë  që nuk na prek fare. Ajo që duhet kuptuar është se Shqipëria sot e kësaj dite i drejtohet importit për të përmbushur kërkesat energjetike të vendit, dhe çmimi është përcaktuar sot nga importi, ndaj politika ka qenë shtimi i kapacitetet të prodhimit vendas”, tha ajo.

Ministrja tregoi edhe projektet që mazhoranca ka hartuar për të bërë diversifikimin e prodhimit të energjisë.

“Ne kemi nisur prej kohësh dhe tashmë jemi në fazat e ngritjes dhe të ndërtimit të parqeve energjetike fotovoltaike, që janë një energji tjetër alterantive”, shtoi Balluku.

Ngjarja paraprake

Raporti amerikan i zbulimit: Princi saudit i kurorës miratoi vrasjen e Khashoggit

Ngjarja e ardhëshme

Mirëmbajtja e rrugëve rritet për katërfish

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian