Ballkani tregon fuqinë e liderit, Llapi kokulur

Ballkani nga Theranda arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.  

Skuadra nga Theranda si vendas ngadhënjeu me rezultat 4:2 ndaj Llapit nga Podujeva, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Vendasit treguan lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe triumfuan me rezultat bindës. 
Edhe sot Mirlind Daku realizon dhe është goli i 18-të i tij në këtë edicion, duke e udhëhequr bindshëm renditjen e shënuesve. 

Për Ballkanin shënuan Nazmi Gripshi (13’ e 37’), Ermal Krasniqi (23’), Mirlind Daku (45’) dhe për Llapin Elvis Prençi (52’) dhe Ahmed Januzi (79’). 

Ballkani kryeson me 29 pikë, ka tre më shumë se Drita që renditet në vend të dytë dhe Llapi është i parafundit (i nënti) me 8 pikë.

Edhe një fitore e madhe për djelmoshat e Ismet Munishit, që javë pas jave po dëshmojnë lojëra gjithnjë e më të mira.

Ngjarja paraprake

Shajder për Alsat: Bullgaria po luan me kartë nacionaliste

Ngjarja e ardhëshme

Ambasadorja e SHBA-ve, Bërns uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

të fundit nga