Ballkani përsëri qendër e lajmeve të rreme, adoleshentët fitojnë mijëra dollarë!

Velesi, një qytet në breg të Vardarit, i cili u bë i famshëm në botë për prodhimin e lajmeve të rreme në mes të fushatës së parë të Donald Trumpit, dëshiron të marrë përsëri pjesën e tij të byrekut në zgjedhjet e ardhshme. Hulumtimi i “Partneritetit për integritetin e zgjedhjeve” ka treguar se trollët nga Velesi në Maqedoninë Veriore po rindërtojnë një rrjet faqesh në internet, përmes të cilave përhapin lajme të rreme përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të SHBA-së.

Një faqe në internet, e quajtur Resist the Mainstream, veçohet veçanërisht. Shumica e artikujve pothuajse unanimisht mbështesin ose promovojnë politikanë konservatorë. Një numër i madh artikujsh janë kopjuar nga uebfaqe të tjera, veçanërisht nga portali i djathtë The Daily Wire.

Aty-këtu ata hedhin disa lajme të rreme si ai që Joe Biden mbante një “çimkë” në veshin e tij gjatë debatit të parë presidencial. Seksioni “rreth nesh” thonë se “projekti u krijua me mision për të raportuar mbi lajmet që mediat kryesore nuk dëshirojnë t’i botojë”. Adresa postare është Austin, Texas. Hetimi tregoi se prapa faqes qëndrojnë dy individë nga Velesi, të cilët mbledhin përmbajtje nga portalet e djathta dhe i shpërndajnë përmes rrjeteve sociale.

“Nuk kemi asnjë arsye të dyshojmë se operatorët e këtyre faqeve janë të motivuar nga ndonjë gjë tjetër përveç përfitimit financiar. Mirëpo, ata vazhdojnë të përfitojnë nga polarizimi dhe ka të ngjarë të kontribuojnë në përhapjen e tij në Amerikë.

Përmbajtja virale

Duke kopjuar përmbajtje nga portalet e njohura të lajmeve, ata fshehin identitetin e tyre, përhapin lajme virale dhe tërheqin reklamuesit. Për shembull, njoftimi i tyre për mashtrim të pretenduar të zgjedhjeve u bë viral, dhe një herë njoftimi i tyre u nda nga politikani republikan David Rowe. Pronarët e faqeve gjithashtu u përpoqën të fshehin origjinën e tyre duke regjistruar domenin me ndihmën e WhoisGuard, i cili ofron privatësi duke maskuar identitetin e pronarit të domainit, si kontakt ata regjistruan adresën e Gmail-it dhe ofruan adresën postare të ShBA-së. Edhe pse kanë përmirësuar taktikat e tyre që nga viti 2016, megjithatë ende nuk arritën të mbulojnë të gjitha gjurmët.

Tre autorët në faqen “admin”, “aleksandra” dhe “viktor” janë të lidhur me tri adresa të ndryshme e-mail. Adresa e administratorit është adresa në Gmail e renditur në seksionin “rreth nesh”, dhe Viktori dhe Aleksandra kanë adresa personale të postës elektronike. Përmes këtyre adresave, hetuesit shpejt arritën në llogaritë në Facebook të Viktorit dhe Aleksandrës, të cilët janë miq në këtë rrjet dhe të dy e përmendin Velesin si qytetin e tyre të lindjes.

Duhet të theksohet se një vizitor i cili hyn në faqe për herë të parë, e pret porosia: “Të dashur lexues, ne jemi të vetëdijshëm që lajmet nga faqja jonë nuk mund të ndahen në Facebook. Facebook-u po na censuron. Ne do ta zgjidhim këtë problem së shpejti”. Mirëpo, para se të botonin analizën, hetuesit kontaktuan rrjetet sociale dhe ndanë gjetjet e tyre. Facebook-u dhe Pinterest-i ua kanë bllokuar llogaritë.

Nuk është e paligjshme

Por mediat sociale ka me bollëk, kështu që “Resist” ka kaluar në “Parler”. Nuk është aq i njohur në Evropë, por ka rreth dy milionë përdorues në SHBA. Ëhtë i ngjashëm me Twitter-in dhe promovohet si platformë që mbron lirinë e fjalës. Shumë nga përdoruesit janë mbështetës të Trumpit dhe përmban kryesisht zbulime antisemite dhe teori konspirative.

Aty llogaria e tyre ka më shumë se 400,000 ndjekës. Të njëjtët njerëz nga Velesi janë gjithashtu të lidhur me llogari të tjera, si faqet që promovon autoren afro-amerikane pro Trumpit, Candace Owens. Megjithëse qeveria e re maqedonase ka njoftuar se do të trajtojë industrinë e lajmeve të rreme, kryetari i Komunës së Velesit mbron “sipërmarrësit” e tij. “U kam thënë: kjo është mënyra juaj për të fituar para shpejt. Dhe ne nuk po përpiqemi t’i ndalojmë ato. Asgjë nuk është e paligjshme,” tha Slavço Çadiev.

Ngjarja paraprake

SHBA, grupet e armatosura nuk do të dorëzohen pa luftuar

Ngjarja e ardhëshme

De Laurentis do të shkojë deri në CAS

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian