Ballkani Perëndimor, ta shqyrtoi mundësinë e ndarjes së Serbisë !

E tërë bota këto ditë po vërtetohet se cila është fytyra e vërtetë e Rusisë.

Ballkani Perëndimor po ashtu në gjiun e vetë e ka mini Rusinë e saj – Serbinë, prej së cilës ka përjetuar ferr, që me fjalë nuk do të mund të shpjegohej.

Tash kur Rusia e sulmoi Ukrainën pa kurrfar shkaku, por si duket i kishte mbetur ëmbël aneksimi i Krimesë me 2014, prandaj mendoi: pse mos ta pushtonte të tërën tash.

Ashtu sikurse Rusia që i ka udhëheqësit e saj të paparashikueshëm, po ashtu edhe Serbia gjithmonë i ka pasur të vetët, ndoshta edhe ua kanë kaluar edhe vetë rusëve.

Në këtë moment kur është rrezikuar seriozish Evropa dhe bota nga despoti Putin, do të ishte e logjikshme që Ballkani Perëndimor ta shqyrtoi mundësinë që bashkarisht ta sulmonin Serbinë dhe ta ndanin mes vete, për ta sjellur paqen e përhershme në Ballkan.

Në të kundërtën, askush nuk e din se si do të zhvillohen ngjarjet dhe çka do të sjell e nesërmja.

Nato dhe perëndimi nuk mund të intervenojnë në Ukrainë, shkaku i konfrontimit të drejpërdrejtë me Rusinë, që do të thoshte përdorim i armatimit bërthamor dhe fundi i botës.

Ukraina edhe pse momentalisht po mbrohet me sukses, është çështje kohe se deri kur mund të shpëtoi, pa u pushtuar tërësisht nga Rusia.

Rusia me pushtimin e Ukrainës, nëse nuk shkatërrohet nga sanksionet e vëna nga perëndimi, do të përpiqet që t´u vëj kushte, si SHBA po ashtu edhe Natos.

Në këtë rast Serbia është bërë pulë, po në rast të suksesit të Rusisë ajo do rrah gjoks dhe do të përpiqet që ta imitoi Rusinë në Ballkan.

Kush do ishte ai pastai që do i dilte përpara Serbisë, kur ajo do të nisej në sulm ndaj fqinjëve me bekimin e Rusisë.

Që të mos vinim deri te një qasje e tillë, Ballkani Perëndimor do të ishte mirë pa humbur kohë të merrte masa preventive.

Masat e tilla do të ishin në dobi të Serbisë, duke filluar me demokratizimin e saj.

Ndarja e Serbisë nuk do të thoshte okupim i saj, as diskriminim, apo rrezikim i sovranitetit të saj.

Ballkani Perëndimor së bashku me ndihmën e perëndimit do ta çmilitarizonin Serbinë, do ta demokratizonin dhe do ta lironin nga mitet e rrejshme të saj.

Po ashtu Serbia do të ndihmohej që të lirohej nga falsifikimet që i ka bërë në rrafshin e historisë, përvetësimit të figurave të shquara historike, vjedhjes së kulturës dhe identitetit nga shqiptarët dhe kryesisht të lirohet nga propaganda shtetërore e saj.

 Do të detyrohej që ta pranonte gjenocidin, pushtimet, ndjekjet dhe tmerret që i ka bërë ndaj fqinjëve të saj.

Duke e pranuar realitetin dhe duke u distancuar nga e kaluara e saj për tmerret që ka ushtruar ndaj fqinjëve, do të fillonte procesi i shërimit të Sebisë.

Gjermania do të duhej të ishte shembull për Serbinë se si arriti të distancohej nga e kaluara e saj naziste, tu kërkoi falje dhe ndjesë shteteve dhe judëve për vuajtjet dhe vrasjet në masë që u ka shkaktuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama: Demokratët e Shkodrës me alternativa që s’janë për të ardhmen

Story i radhës

Raportohet se Rusia ka bllokuar edhe Youtuben

Të fundit nga