Ballkani kërkon fitore për t’u shkëputur nga Drita, ndeshje e zjarrtë na pret në Skenderaj

Ballkani kërkon t’i përgjigjet Dritës në të njëjtën mënyrë – të marrë fitoren e radhës për të rikthyer distancën prej pesë pikësh.

Fitorja me përmbysje të jashtëzakonshme nga ana e Dritës dje në derbi ka shtuar presionin mbi supet e skuadrës portokallezi, e cila zbret sot në fushën me bari artificial të stadiumit në Suharekë për t’u ballafaquar me Arbërinë.

Ballkani mezi e kishte mundur Arbërinë në ndeshjen e parë sezonale në Kastriot, ku një pjesë e madhe e fatit të sfidës vendosej nga një penallti kontraverse e fituar nga Mevlan Zeka në minutat e fundit të takimit.

Ekipi nga Dobraja ka treguar që di të jetë shumë i papërshtatshëm për ekipet favorite, mirëpo Ballkani ka statistika të frikshme në shtëpi edhe këtë edicion (gjashtë ndeshje – gjashtë fitore), andaj me të drejtë llogaritet favorit absolut.

Sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër e xhiros së 15.

Në “Bajram Aliu”, Drenica kërkon këndelljen pas dy humbjeve radhazi në ndeshjen ndaj Llapit, ku pikët kanë vlerë të madhe për dy ekipet.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 13:00 dhe transmetohen në Art Sport.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Ballkani – Arbëria
Gjyqtarë: Mentor Ajeti, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi, Isak Ceroviku.

13:00 Drenica – Llapi
Gjyqtarë: Lirim Jashari, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Erdall Zasella. 

Ngjarja paraprake

Vazhdon debati i Kuvendit për Propozim-Buxhetin për vitin 2021

Ngjarja e ardhëshme

Në Spitalin e Pejës 127 pacientë me coronavirus, 100 prej tyre në oksigjeno-terapi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian