Ballazhi me drejtorët vizitojnë shkollat për 7 Mars, vlerësojnë rolin e mësimdhënësve

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, së bashku me drejtorët e Komunës, vizituan sot shkollat e kësaj komune, duke i uruar mësimdhënësit dhe mësimdhënëset për këtë datë të shënuar, që shënon 135-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, më 7 mars 1887.

Kryetari Ballazhi, duke theksuar rolin e çmuar që kanë mësimdhënësit, citoi një thënie të nobelistes me moshë më të re të paqes, Malala Yousafzai: “Një fëmijë, një mësues/s, një libër e një laps, mund të ndryshojnë botën”.

Ai në takime bashkëbisedoi me stafin dhe personelin arsimor të shkollave, dhe rikujtoi kohën kur ndante të njëjtin profesion si ata, meqë deri sa u zgjodh kryetar, ushtronte profesionin e mësuesit të gjuhës gjermane.

Ndërsa në Sh.M.L. “Dardania”, drejtorët e ekzekutivit morën pjesë në programin festiv shkollor kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Ditës së Mësuesit, ku u shpalosën vepra arti, monologje dhe ese.

Në fund, në emër të Komunës, mësuesit dhe mësueset morën dhuratë nga një lule si simbolikë e rolit fisnik që ka profesioni i mësimdhënësit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marrëdhëniet midis vëllezërve dhe motrave në moshë madhore

Story i radhës

Kaos në Shkup, radhë të gjata para pompave të benzinës

Të fundit nga