Balla: Prishëm koalicionin me LSI-në vetëm që të çonim para Reformën në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ditën e sotme gjatë seancës parlamentare të Kuvendit se ta bëjnë me referendum nëse populli shqiptar është pro Reformës në Drejtësi apo jo.

Balla theksoi se PS prishi koalicionin me LSI-në që të çonim përpara Reformën në Drejtësi. Ai shtoi se Basha ishte zotuar ta çonte LSI-në për skrap, por e mori me vete.

“Sot është dita përfundimtare e depozitimit të listave nga të gjitha partitë, ne kemi ekipet më të mira në 12 qarqet e vendit. Gjej rastin t’i shpreh mirëseardhjen Najada Çomos dhe Luljeta Bozos. Këto dy emra dhe emra të tjera i bëjnë ekipin e PS-së. PS mbetet e vetmja forcë politike ku mund të investohet besimi për të vijuar bashkëpunimin e mëtejshëm.

Të bëjmë një referendum se kush është pro Reformës në Drejtësi dhe kush jo. Nuk ka asnjë dyshim, se përbetimet e tyre kundër Reformës në Drejtësi janë sinjale që i kemi hasur deri në vitin 2016. Kemi qenë të gatshme të prishim koalicioni me LSI-në vetëm e vetëm që Reformën ta çojmë para. Prej asaj dite është prishur koalicioni. Basha ishte zotuar ta çonte LSI-në për skrap, por e mori me vete. Ne kemi sot një opozitë që vjen para qytetarëve shqiptarë me një ofertë skandalozë. Nuk ka një mendje të shëndoshë në këtë vend që të mund ti besoj Lulzim Bashës”, tha Balla.

Ngjarja paraprake

Konflikti në Afganistan: Uashingtoni kërkon armëpushim

Ngjarja e ardhëshme

Lëvizja Besa kundër propozimit të Zaevit për qeveri të zgjeruar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian