bale drejt rikthimit ne angli 6288a20e1df8d

Bale drejt rikthimit në Angli

May 21, 2022
1 minut lexim

Gareth Bale mund të rikthehet sërish në futbollin anglez.

Uellsiani do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

“The Mirror” ka bërë të ditur se tri klube nga Anglia kanë shprehur interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit.

Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United janë klubet e interesuara për Balen.

Southamptoni thuhet se është më favorit për të nënshkruar me 32-vjeçarin, pasi që ai ka qenë pjesë e të rinjve të këtij klubi.

Bale kishte debutuar me skuadrën e parë të Southamptonit në vitin 2006, teksa një vit më vonë u transferua te Tottenhami.

Megjithatë, më herët është raportuar se mund të transferohet edhe te klubi nga qyteti i tij i lindjes, Cardiff City.

Mbetet të shihet në verë se cili do të jetë destinacioni i radhës i Gareth Bales.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjenden te varur 2 persona ne fier reagon policia 6288a08249493
Story i mëparshëm

Gjenden të varur 2 persona në Fier, reagon policia

shba dhe k jugore zotohen per masa frenuese ndaj k veriore 6288a24c38400
Story i radhës

SHBA dhe K.Jugore zotohen për masa frenuese ndaj K.Veriore

Të fundit nga

ShkoLartë