Bakayoko testet mjekësore në Napoli

Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko pritet të jetë në Itali të dielën për teste mjekësore, duke kompletuar huazimin e tij në Napoli.

Shumë burime, përfshirë edhe Sky Sport Italia, kanë shkruar që Bakayoko do të ateroi nesër në Itali për të bërë testet e tij mjekësore.

Ai do të ribashkohet me trajnerin Gennaro Gattuso, i cili ka punuar me të gjatë kohës kur ai ishte i huazuar në Milan gjatë sezonit 2018-19.

Milan ishte në bisedime për një rikthim të tij në San Siro në fillim të verës, por Chelsea dëshironte 25-30 milionë euro për të.

Napoli, në anën tjetër, duket se është gati për ta marrë atë në huazim pa obligim apo  mundësi blerje.

Bakayoko kaloi sezonin e tij të fundit i huazuar në Monaco.

Ngjarja paraprake

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e diel

Ngjarja e ardhëshme

Njoftimi i Lega Serie A: Juventus-Napoli qëndron në orarin e së dielës, ora 20:45

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian