bajrami muratit ia keni rritur pagat vetes nisja kendo se si dihet ku e ke te fshehur talentin 67890c12c101a

Bajrami, Muratit: Ia keni rritur pagat vetës, nisja këndo se s’i dihet ku e ke të fshehur talentin!

January 16, 2025
min lexim

Hykmete Bajrami ka akuzuar Hekuran Muratin se përsëri po bën propagandë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami u shpreh se gjatë tërë mandatit, Murati ka rritur pagat për sektorin publik pët 6 euro e 80 cent, sakaq me të shpallur zgjedhjet, i ngriti për 55 euro.

“45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferëve të tyre”, u shpreh Bajrami.

Ajo shtoi se me ngritjen e ulët të pagave, janë ngritur çmimet e tatimit në pronë, të energjisë elektrike, të produkteve bazë të konsumit.

“Në këtë fushatë, veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim, se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë s’i dihet ku e keni të fshehur talentin!”, u shpreh Bajrami.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ministri, që i ka rritë pagat në sektorin publik 6 euro e 80 cent brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet, sot paska provu prapë me  propagandë.

Qytetarët e dinë kujt ja ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj:

45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistetëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.

Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore.

Minister,

Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!

Zyrtarët publik me 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124, do të votojnë për koeficient page 150 Euro.

LDK 124 është numri jonë!

Ndryshimi, është misioni jonë!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nevoja per gjak e larte ka me pak dhurues vullnetare dhjete ne 1 mije veta 678902b2c64d8
Story i mëparshëm

Nevoja për gjak e lartë/ Ka më pak dhurues vullnetarë, dhjetë në 1 mijë veta

murtezani ne poloni takohet me kryetarin dhe zevendeskryetarin e grupit per miqesi me vendet e ballkanit glogovski dhe shinjkovski 67890f1d84753
Story i radhës

Murtezani në Poloni takohet me Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e Grupit për Miqësi me Vendet e Ballkanit, Glogovski dhe Shinjkovski

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë