Bahtiri: Kundërshtoj fuqishëm vendimin e Qeverisë për “mbylljen”

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë që nga kjo komunë e kanë kundërshtuar vendimim e Qeverisë për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Bahtiri në Edicionin Special, ka theksuar që pa një masë adekuate e cila sipas tij, do t’i stimulonte bizneset, nuk do e merrte këtë vendim.

“Kundërshtoj fuqishëm vendimin e Qeverisë, pasi kjo i ka shkatërruar në tërësi bizneset. Mendoj që kjo është e papranueshme dhe ne do të diskutojmë edhe nesër dhe do të shohim a do të aplikohen këto masa”.

Bahtiri ka thënë se Komuna e Jugut, është e padrejtë që të mbajë barrën edhe të të infektuarve që jetojnë në pjesën e Veriut.

“Ne, para dy ditësh kemi pasë takim me ministrin; të gjithë kryetarët e komunave dhe jemi caktuar në bazë të zonave; zona e gjelbërt, zona e verdhë dhe ajo e kuqe. Si komunë, jemi në zonën e verdhë, pasi kemi kaluar një rast më shumë. Si të tillë, ne mund të mbajmë peshën si zonë e gjelbërt, por jo si zonë e kuqe”.

“Duke pasë parasysh vërshitrësitë që i kemi, pasi në katër komunat të cilat janë të veriut, të gjithë qytearët që jetojnë në ato katër komuna, paraqiten dhe identifikohen si të komunës sonë. Ne me të vërtetë e marrim këtë barrë edhe për menaxhimin, në aspektin e afrimit të kushteve mjekësore dhe arsimore. Pra, nuk është e drejtë të marrim barrën e atyre, kurse komunat tjera të cilat janë me shumicë serbe të mos kenë asnjë vlerësim”.

“Nëse është Qeveria për të gjithë shtetin, atëherë le të marë masa për të gjitha qytetet, që janë edhe në pjesën e veriut dhe ata të hynë në kufizimet në të cilat po hyjnë secila komunë. Është e padrejtë që të mbajmë barrën e tyre edhe ne si komunë e jugut”, u shpreh Bahtiri.

Ngjarja paraprake

Libianët bien dakord për planin paraprak për zgjedhjet

Ngjarja e ardhëshme

Gjykata Speciale a është e Kosovës apo Bashkimit Evropian apo e kujt?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian