Bahri Gjinovci e fiton mandatin e dytë në krye të FVK-së

1 minut lexim

Bahri Gjinovci rizgjidhet kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës për një mandat të ri.

“Presidenti aktual i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr këtë institucion. Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur, morën pjesë 60 nga 66 delegatët e planifikuar, të cilët me votim të hapur dhe unanimisht i besuan Gjinovcit një mandat tjetër katërvjeçar, pasi ai ishte kandidati i vetëm për këtë post.

Në këtë Kuvend u zgjodhën edhe nënkryetarët e FVK-së, ku Valon Xhafaj u zgjodh nënkryetar i parë, ndërsa Emine Ramadani-Reka nënkryetare e dytë”, – ka njoftuar FVK. 

Anëtarë të rinj të bordit në mandatin 2024-2028, janë zgjedhur:

Antigona Veseli (29 vota)
Merkur Zhubi (26 vota)
Gëzim Brahimi (26 vota)
Ramadan Parduzi (24 vota)

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Siljanovska e përdori emrin kushtetues / Qytetarët e Maqedonisë para “kushtit të fundit” të ri për negociatat me BE-në

Të fundit nga