Baggio: Do dëshiroja të luaj për Guardiolën

Roberto Baggio la treguar se ai do të dëshironte të luante për Pep Guardiolën, derisa ka shpjeguar se pse ai konsiderohet trajner perfekt dhe pse “ka zënë vend në zemrat e njerëzve si një sportist mund të arrit gjithçka dëshiron me teknikën e tij”

Legjenda italianet ka dhënë një intervistë për edicionin italian të revistës Vanity Fair ku ka diskutuar edhe marrëdhëniet e tij jo të mira me disa trajner gjatë viteve 90-ta.

“Futbolli është dhe gjithmonë do të jetë për lojtarët”, ka thënë ai.

“Trajnerët e mirë janë ata të cilët e njohin këtë gjë dhe e dinë si t’i trajtojnë lojtarët me ndershmëri, dinë të bisedojnë më ta, dinë si të ruajnë problemet teknike me ta”.

“Do të dëshiroja që të punoj me një trajner të tillë. Ju mund të mësoni taktika duke studiuar, por është shumë e vështirë që të gjeni këto kualitete njerëzore”.

“Mendoj se trajneri i tanishëm që do të dëshiroja të luaja për të është Guardiola. Mendoj se ai është më i miri për momentin”.

Baggio ishte shok skuadre me Guardiolan në Brescia, edhe pse shkurt për gjashtë muaj me 2003, para se ai të pensionohej nga futbolli italian më 2004.

Edhe pse ai fitoi Topin e Artë dhe Çmimin e Lojtarit të Vitit më 1993, derisa ka fituar dy Serie A, Kupën e Italisë dhe Kupën e UEFAs, Baggio e humbi penalltinë më 1994 kundër Brazilit në Finale të Botërorit.

“Ende ka vend në zemrat e njerëzve, ky është rezultati më i madh që çdo sportist synon ta arrin. Prezanton vlera pozitive, ju jep momente kënaqësie, që janë më të vlefshme se sa një rezultat në fushë, për shkak se ndonjëherë rezultatet kthehen në fat të keq”.

“Kjo nuk do të thotë se trofetë janë të rëndësishëm, në fund të ditës ne të gjithë luajmë për të fituar, por jo gjithmonë çdo gjë shkon njëjtë”.

Ngjarja paraprake

Kur fati i shtetit varet nga bartësit e pushtetit, të cilët nuk kanë njohuri as ndërgjegje për shtetin

Ngjarja e ardhëshme

Anthony Fauci siguron Bill Gatesin se kriza e coronavirusit ‘do të marrë fund’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian