“Baby I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat promovohet në billbordet e “Times Square”

Bebe po shijon sukseset e para të këngës së re.

Gjatë ditës së djeshme, Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Baby I’m Jealous”.

Për këtë këngë, ajo ka bashkëpunuar me Doja Cat, ndërsa të dyja vijnë shumë atraktive në skenat e klipit.

Image

Së fundi, pjesë nga ky klip janë shfaqur në billbordet gjigante të “Times Square” në Nju Jork dhe për këtë ajo shprehet e lumtur.

“Shumë e egër…Times Square! Faleminderit Spotify”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Bebe Rexha në një intervistë që dha së fundi ka folur për herë të parë për të dashurin, ajo tha se me të e ka kaluar karantinën dhe se mendon që është personi i duhur për të.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Turqi, sekuestrohen 100,5 kilogramë marihuanë

Ngjarja e ardhëshme

Turqia: Armëpushimi Azerbajxhan-Armeni nuk mund të zëvendësojë zgjidhjen e qëndrueshme

të fundit nga