Babë e bir arrestohen në Fier, të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit pasi ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shënjestra 2”, u arrestua Ilir Tafa, 50 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë) dhe Gledis Tafa, 25 vjeç, të dy banues në Bishanak, Fier.

Dy te arrestuarit, babë e bir, ishin të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh, të dënuar përkatësisht me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 6 muaj burgim.

Në vitin 2019, gjatë operacionit policor të koduar “Shënjestra”, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë edhe shtetasja T. T., si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Z. T., bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për këta shtetas, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.05.2022, ka revokuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar shtetasin Ilir Tafa, me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe shtetasin Gledis Tafa, me 1 vit e 6 muaj burgi.

Njoftimi i policisë

Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shënjestra 2″, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga babë e bir, të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh, të dënuar përkatësisht me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 6 muaj burgim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Shenjestra 2”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Ilir Tafa, 50 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë);

Gledis Tafa, 25 vjeç, banues në Bishanak, Fier.

Në vitin 2019, gjatë operacionit policor të koduar “Shënjestra”, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë edhe shtetasja T. T., si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Z. T., bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për këta shtetas, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.05.2022, ka revokuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar shtetasin Ilir Tafa, me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe shtetasin Gledis Tafa, me 1 vit e 6 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse është më mirë të flini vetëm? Këto janë arsyet

Story i radhës

LSM: Deri më 21 qershor në rast se nuk plotësohen kërkesat, fillon greva e përgjithshme

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish