Babai iu rrit me bukë të shqiptarëve, i biri me ‘znaçkë’ të Serbisë!

Është fat që Zufer Avdija nuk ka ardhur në Kosovë në vitet e pasluftës, sigurisht do ta prisnin me lule si një yll!

Është fat i mirë, që gradualisht po zbulohet fytyra e vërtetë e Zufer Avdijaj, që është rritur nga buka e shqiptarëve, për faktin se hapat e parë i ka bërë në klubin e basketbollit Elektrokosova nga Prishtina (në periudhën e viteve 1977-1979). Ka ende shqiptarë që e thërrasin e flasin me të, shkrihen kur iu flet në gjuhën serbe!

Zuferi ka pasur shokë shqiptarë, madje që disa po frikësohen të dalin publikisht e të deklarojnë, se kur e kanë pyetur Zuferin, për se nuk flet shqip: Ai e ka sha gjuhën shqipe! 

Image

E dyta, Zuferi i komunitetit goran, nga Elektrokosova e Prishtinës shkoi në klubin më famëkeq jo vetëm në rajon, Cërvena Zvezda nga Beogradi.

Djali i D tij, Deni, nga Maccabi Tel Aviv shkon në Washington Wizards. Ai shihet në veshje që e ka edhe shenjën e Serbisë, kur u paraqit në Washington. Flamurin serb, Flamurin që e ka në shpirt babai i tij! Po themi ‘znaçkë’, se kështu ka qejf sigurisht babai i tij dhe ‘znaçka‘ e kënaq! 

Zuferi e tij shumë mirë, se çfarë krime ka bërë Serbia në vitet e 90-ta në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Kosovë. Ai duhet të skuqet që sot djali i tij e mban shenjën apo ‘znaçkën’ e Serbisë! Madje ka thënë Kosova është në Serbi.

Të luash në Maccabi Tel Aviv, në kombëtaren e  të rinjve të Izraelit dhe në fund të kesh shenjën e Serbisë, kjo kupton se dashuria për këtë shtet shovenist është e zjarrtë. Turpi nuk ka kufij!

Ngjarja paraprake

Oriz me Fileto Pule dhe Perime – Receta me Shije të Mrekullueshme

Ngjarja e ardhëshme

Qendrat për Punë Sociale s’kanë kapacitete për strehimin e fëmijëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian